Snoop Dogg, koncert në Kosovë

11/07/2010 16:30

Këngëtari rap, amerikani, Cordozar Calvin Broadus, i njohur botërisht me emrin artistik Snoop Dogg, interpretoi për herë të parë para adhuruesëve kosovarë.

Në stadiumin e Prishtinës para mijëra adhuruesve, Snoop Dogg deklaroi se, Kosova është vend i bukur.

Mbase, për të zbutur pak vonesën e paraqitjes së tij në skenë për më shumë se dy orë, Snoop Dogg, “çmendi” mijëra adhuruesit e tij, duke kënduar me flamurin kombëtar dhe atë kosovar.

Të ftuar në koncert ishin po ashtu edhe këngëtarët tjerë, ishin Dafina Zeqiri, Xheriko dhe Tuna.

Snoop Dogg erdhi në Kosovë me një ekip përcjellës prej 20 personash përfshirë balerinë këngëtarët e muzikantë.

Sipas organizatorëve vetëm organizimi i koncertit ka kushtuar rreth 350 mijë euro. Ndërkohë nuk bëhet e ditur shuma e pagesës së këngëtarit. Në Prishtinë pritet të vijë në fund të korrikut edhe këngëtari italian Eros Ramazoti.

Top Channel