Victoria Beckham pëlqen stilin e GaGa

09/07/2010 17:00

Victoria Beckham ka deklaruar se fillimisht nuk i pëlqente stili i Lady GaGa. Ish këngëtarja e Spice Girl është shprehur për The Mirror se tani ajo është më atraktive.

“Fillimisht nuk e pëlqeja atë dhe mënyrën se si vishej. Tani është duke punuar me dizajnues dhe vishet me stil”, theksoi Beckham.

“Hap pas hapi ajo është duke krijuar një imazh të sajin dhe padyshim është një vajzë e talentuar”, theksoi Victoria.

Duke folur për karrierën e saj, Beckham pranoi se muzikën nuk e ka passion dhe se është më e tërhequr nga industria e modës.

“Nuk do të këndojë kurrë më. Unë isha këngëtarja më e mirë dhe e shijova plotësisht kohën me ‘Spice Girls’. Por nuk mund të them se muzika është pasioni im”, deklaroi Victoria.

Top Channel