Ronaldo për pushime me të dashurën Irina

09/07/2010 11:40

Cristiano Ronaldo paguan 12 milionë euro fëmijën e tij të parë dhe për heshtjen e nënës që e mbajti 9 muaj në barkun e saj,ndërkohë ka nisur argëtimin e tij veror me të dashurën ruse Irina Shayk.

Ronaldo ndodhet për pushime në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Dolores, nëna e futbollistit dhe motra e tij Katia po kujdesen për të voglin Cristiano në një vilë në Algarve.

“Fëmija është mirë. Ne po kujdesemi për të, ndërsa i ati është larguar. Cristiano i vogël i ngjan babait të vet, por edhe mua nga sytë. Mamanë e tij nuk e njohim dhe nuk e kemi takuar kurrë”, thotë Katia.

Motra e futbollistit duket e kënaqur nga zgjedhja që ka bërë i vëllai dhe nuk ndihet aspak keq që po merret me mirërritjen e bebes.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel