Minogue publikon foton e parë të Ethan

09/07/2010 15:30

Gjykatësja e X Factor, Dannii Minogue ka publikuar foton e parë të fëmijës së saj, Ethan, në faqen e saj në Twitter.

Ylli australian lindi vogëlushin më 5 korrik. Në foto duket ajo, Ethan dhe shoku i saj Kris Smith në “Melbourne’s Royal Women’s Children’s Hospital”.

Poshtë fotos Dannii shkruan: “Përshëndetje të gjithëve, faleminderit për urimet. Ne e duam shumë Ethan dhe Kris është babai më i mirë në botë”.

Ndërsa Kris shkruan në faqen e tij: “Shikoni Ethanin tonë të bukur, është fëmija më i bukur në botë”.

Top Channel