Angelina Jolie, e dashuruar me Brad Pitt

08/07/2010 12:35

Angelina Jolie është dashuruar me Brad Pitt, por nuk di të flasë për dashurinë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja në një intervistë për të përjavshmen “Parade”.

Aktorja ka bërë të ditur se lumturia e tyre dhe e fëmijëve, është e lidhur me raportin e tyre dhe është e rëndësishme që ata të dy të jenë të lumtur dhe të kenë një raport solid.

“Brad dhe unë kërkojmë gjithmonë ato momente të veçanta për të kaluar së bashku”, është shprehur ajo.

Top Channel