Amy Wihehouese riktehet në skenë

08/07/2010 17:20

Pritej shumë nga dalja e Amy Winehouse në arenën e “100 Club” të Londrës dhe këngëtarja nuk i ka zhgënjyer të gjithë fansat, duke u shfaqur në një formë të mrekullueshme.

Gjatë performancës ajo konsumoi disa gllënjka alkool duke ngjallur zemërimin e producentit Mark Ronson. “Pas spektaklit ai ishte i xhindosur sepse Amy kishte konsumuar pak alkool dhe ngatërroi tekstin e këngëve. Ishte një mundësi e artë për të dy dhe ai ishte shumë në merak”, tha një burim për “The Sun”.

Winehouese ka ndryshuar edhe stilin e jetës private duke harruar përfundimisht historinë me ish bashkëshortin Blake Fielder-Civil sepse tashmë ka nisur një histori të re me regjisorin Reg Traviss.

Top Channel