Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Jennifer Lopez ka deklaruar se ndarja nga Ben Affleck e ka ndryshuar tërësisht.
“Nuk besoj se isha lënduar aq shumë më parë nga një ndarje pasi kishim shumë ëndrra sëbashku. Eshtë hera e parë kur unë u ndieva vërtetë keq”, shprehet bukuroshja me origjinë nga Porto Riko.
Para lidhjes me Afleck, Lopez ishte lidhur edhe me reperin P. Diddy, moment që e cilesoi si “të shëmtuar”. Jen ka pasur edhe një lidhje me Cris Judd, me të cilin u martua në vitin 2001.
Aktualisht ajo është martuar me Marc Anthony, lidhje nga e cila ka edhe dy binjakë, Max dhe Emme. “E kemi bërë njëri-tjetrin më të mirë. Duket sikur nuk kemi qënë asnjëherë larg”, përfundon Lopez.
Top Channel