Lindsay Lohan ofendon trupin gjykues
07/07/2010 18:20
Lindsay Lohan ka fyer trupin gjykues gjatë seancës së mbajtur ndaj saj. Aktorja, e dënuar me 90 ditë burg për mosrespektim të detyrimeve për riedukimin, kishte shkruar “Fuck U” në smaltin e gishtit të mesëm të njërës dorë.
Aktorja ka qarë në momentin kur është dhënë vendimi duke mbuluar fytyrën.
Ka qenë pikërisht ky moment kur e shkruara është kapur nga paparacët.
Top Channel