Ashley Cole, para ndeshjeve sms nga modelja

07/07/2010 14:50

Ashley Cole tashmë ka gjithë Anglinë kundër. Pas publikimit të mesazhit ku ai shkruante se nuk e pëlqente vendin e tij, tashmë dalin në sipërfaqe të reja të tjera.

Gjatë periudhës përgatitore ai u njoh me një modele në Facebook së cilës i ka dërguar plot 139 sms me sfond seksual.

“Bëhej i padurueshëm nëse nuk i shkruaja para nisjes së takimeve. Më niste sms pak para ndeshjeve, ndoshta pak caste para se të hipte në autobusin e kombëtares. Nuk besoj se tifozët do jenë të lumtur kur dëgjojnë se ai i përgatiste ndeshjet në këtë mënyrë. Nuk cuditem pse Anglia luajti kaq keq”, shprehet modelja.

Ajo pohon se Cole këmbëngulte që ajo t’i niste edhe foto nudo. “Nuk ia nisa asnjëherë sepse nuk më dukej shumë dëfryese. Thjesht i nisa disa foto që kisha vendosur edhe në internet”, përfundon vajza misterioze.  

Top Channel