Megan Fox nuk e lajmëroi familjen për martesën

05/07/2010 12:45

Megan Fox dhe Brian Austin Green celebruan martesën në një ceremoni shumë private javën e shkuar në Hawaii, madje aq private ka qënë kjo ceremoni sa as i ati i aktores nuk ka marrë vesh asgjë për vendimin e vajzës para se ajo të shkonte në altar.

“Megan më telefonoi pas ceremonisë dhe më pas më dërgoi një fotografi me Brian. Dukej shumë e lumtur”, shprehet Franklin Fox. Më tej ai shton se është shumë i gëzuar për të dhe Brian.

“Ai është një djalë i mirë dhe shpresoj ta bëjë të lumtur”, shton babai i aktores. Megan është njohur me Brian në vitin 2004, të cilin e ka prezantuar me familjen që para shumë vitesh. 24 vjecarja dhe 36 vjecari u martuan ditën e enjte ne një ceremoni me shumë pak të ftuar.

Top Channel