Kristen Stewart, fobi nga pasarelat

05/07/2010 10:55

Kristen Stewart ka arritur të fitojë zemrat e mijëra fansave për rolin e saj në “Eclipse” dhe afrimin me Robert Pattinson, por kjo fame po kthehet në një mankth për aktoren e re.

Bukuroshja e sagës “Twilight” e përjeton si një drame cdo moment që duhet të parakalojë para fotografëve. “Kam frikë mos më vrasë njeri që mund të hiqet si fans”, rrëfen fobinë e saj aktorja në një intervistë për revistën “Hello”.

Në pasarela sforcohet për të qeshur dhe kjo gjë ka rënë shpesh herë në sy. Kohët e fundit ajo ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve por kjo nuk i ka shërbyer për të rikthyer buzëqeshjen.

“Ndonjëherë sforcohem për të mos qarë. Nuk ndihem shumë e qetë në tapetin e kuq. Shikoj mijëra njerëz dhe mendoj se mes tyre mund të jetë dikush që kërkon të më vrasë”, shton Stewart.

Top Channel