Yjet e para të Universit, gjigande

02/07/2010 10:25

Yjet e para që populluan Universin ishin qindra herë më të mëdhenj se Dielli jonë.

Qindra milionë vjet nga shpërthimi i madh Big Beng u krijua ajo që sot quhet “Mosha e errët” e Universit kur mendohet se kanë ndricuar këto yje. Ato janë skicuar në një përshkrim të bërë këtë javë nga revista Science. Madhësia e tyre ka qënë shumë e rëndësishme për Universin që më vonë mori formën që njohim sot.

Studimi është kryer nga Columbia University of New York. Të kuptosh si janë krijyar yjet, është një nga detyrat bazë të astrofizikës. Mendohet se ato kanë lindur nga retë e ngrohta të përbëra nga gazra të ndryshëm me përmbajtje hidrogjeni dhe heliumi që më pas ftohen.

Top Channel