Brazili, 30 mijë prezervativë falas për Afrikën e Jugut

02/07/2010 12:40

Brazili nuk merr pjesë zyrtarisht në evenimentin sportiv të vitit por po punon edhe për të ndihmuar sadopak autoritetet afrikano-jugore në luftën kundër HIV/AIDS.

Afrika e jugut ka rreth 17 % të të sëmurëve me këtë virus në mbarë botën dhe për këtë, qeveria braziliane ka dërguar rreth 30 mijë prezervativë që do shpërndahen falas në këtë vend.

Nga data 1-18 korrik një mjet do shëtisë nëpër Johanesburg dhe qytete të tjera afrikane me slloganin “Shëno një gol-Brazili dhe Afrika e Jugut në fushë për luftën kundër AIDS”.

Gjatë kësaj fushate 2500 të rinj do trajnohen për të shpërndarë informacione për t’i qëndruar larg virusit vdekjeprurës dhe rëndësisë së përdorimit të prezervativit.

Top Channel