“Rynair”, brenda dy vjetësh, sedilje në këmbë

02/07/2010 09:50

Kompania ajrore me kosto të ulët “Rynair” ka nisur projektin për vendosjen e sedileve në këmbë ku gjatë udhëtimeve të shkurtra pasagjerët nuk do kenë më një sedilje ku mund të ulen por vetem ku mund të mbështeten.

“Udhëtarët do qëndrojnë në këmbë dhe do të lidhen me rripa sigurimi”, shprehet drejtuesi i linjës ajrore Michael O’Leary. Sipas tij, një sedilje e tillë do kushtojë vetëm 4 euro. Për të krijuar këto sedilje, “Rynair” parashikon prishjen e 10 radhëve të fundit, duke lejuar fluturimin e 50 personave.

Kjo zgjidhje ka ndeshur në skepticizmin e autoriteteve britanike të Aviacionit Civil, sipas të cilëve, vendet në këmbë nuk do kalojnë testet e sigurisë.

Por nga ana tjetër kompania shprehet e sigurt për të kundërtën. “Boeing arriti të conte njeriun në Hënë prandaj jemi të sigurt se edhe këto sedilje do jenë një sukses”, shprehet një zëdhënës i kompanisë.

Top Channel