Vaji i pemës së çajit, kundër kancerit të lëkurës

01/07/2010 15:00

Zbulohet një tjetër armë në luftën kundër kancerit të lëkurës. Është vaji i melaleucas, ose pemës së çajit, një bimë që rritet në Australi.

Studiuesit e universitetit të Australisë perëndimore kanë pohuar se vaji i nxjerrë nga gjethet mund të formojë bazën e një trajtimi të shpejt, me kosto të ulët dhe të sigurtë për kancerin e lëkurës dhe për dëmtimet parakancerose.

Eksperimenti ka rezultuar me sukses mbi minjtë dhe tani do të eksperimentohet tek njerëzit.

Top Channel