Dështon projekti për ftohjen e Tokës

01/07/2010 21:00

Nëse retë janë të bardha sjellin shi. Kjo hipotezë hedh poshtë projektin e disa shkencëtarëve amerikanë për të ulur temperaturën mesatare të Tokës.

Rezultatet dalin pas një studimi të “Carnegie Institution” dhe “Indian Institute of Science”. Ky projekt parashikonte hedhjen e ujit të detit në retë mbi oqeane për të rritur numrin e bulëzave. Nëse retë janë të zeza do të thotë se mbajne pika të mëdha shiu dhe e kundërta ndodh nëse retë janë të bardha.

Në një farë mënyre ky ishte objektivi pasi synohej rrezatimi i një sasie më të vogël të rrezeve të diellit, duke penguar ngrohjen e shpejtë të Tokës. Kërkuesit e kuptuan se rezultati do të ishte vetëm rritje e sasisë së shirave në tokë duke shkaktuar madje edhe uragane të mëdha.

Këto fenomene ndodhin kur temperatura në tokë është më e lartë se në oqeane. Gjeoinxhinieria ka humbur kështu një mundësi por rrugëtimi i kësaj shkence do vazhdojë në kërkim të gjetjes së një zgjidhjeje që do të shpëtonte Tokën.  

Top Channel