Tortura në Francë, Gjermani dhe Angli?

30/06/2010 02:10

Organizata e të drejtave të njeriut “Human Right Watch” në një raport të sajin shkruan se Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, në luftën kundër terrorizmit kanë përdorur informacione të nxjerra nën efektet e torturës.

Sipas HRW torturimet e kryera prej autoriteteve të tre vendeve më të mëdha të BE-së janë kryer jashtë territoreve të tyre.

Raporti thekson në fundin e tij se përdorimi i informacionit të mbledhur prej shërbimeve sekrete të vendeve që praktikojnë torturën dëmton reputacionin e BE-së.

Në fakt ky raport koinçidon me nisjen e një hetimi prej autoriteteve britanike të cilat tentojnë zbardhjen e metodave të përdorura prej shërbimeve sekrete për të mbledhur informacion nga personat e ndaluar si të dyshuar terroristë.

Top Channel