Tërmet në Meksikë 6.5 ballë

30/06/2010 10:00

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Meksikën mëngjesin e sotëm, duke alarmuar banorët e kreqytetit Mexico City.

Lekundjet 6.5 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar në jug të Meksikës, shumë afër kryeqytetit që është edhe një nga qytetet më të populluara në botë.

Epiqendra u lokalizua 14 km në lindje të Oaksakas. Deri në këto momente nuk ka të dhëna për dëme materiale apo viktima.

Top Channel