Somali, lëndohen 8 gazetarë

30/06/2010 04:25

Tetë gazetarë dhe reporterë somalezë u lënduan ditën e martë në një bazë ushtarake në Mogadisho.

Sipas Unionit Kombëtar të gazetarëve në Somali, të gjithë të lënduarit ishin duke mbuluar një konferencë për shtyp nga një zëdhënës i Al Shabaab në një bazë ushtarake, kur janë sulmuar nga një grup i lidhur me Al Kaedan.

Sipas të njëjtave burime asnjë prej gazetarëve nuk ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që në zonë vazhduan luftimet mes Al Shabaab dhe grupit terrorist për më shumë se një orë.

Top Channel