SHBA-Rusi, “spy game”

30/06/2010 12:15

Rikthehet Lufta e Ftohte mes Rusisë e Shteteve të Bashkuara. Listes me 10 vete të arrestuar një natë më pare, FBI i shtoi edhe një tjeter, në aeroportin e Qipros në Larnakas, të gjithe te akuzuar për spiunazh në favor të Rusisë. Pak ore më vonë i ndaluari u lirua nga gjykata.

Ky person është një kanadez me pasaportë amerikane.

Ndërkohë në Rusi nuk ka shumë dyshime se bëhet fjalë për një manovër të ‘fajkonjve’ që kërkojnë të sabotojnë përmirësimin e raporteve mes dy vendeve, madje edhe si një goditje ndaj punës së presidentit amerikan Barack Obama.

Top Channel