SHBA, akuza e parë zyrtare ndaj Vatikanit

30/06/2010 08:30

Në SHBA është ngritur për herë të parë një akuzë zyrtare ndaj Kishës Katolike per shkak të skandaleve të shumta të ngacmimeve seksuale.

Avokati Jeff Anderson, që njihet si një aktivist kundër Vatikanit pikërisht për shkak të skandaleve, denoncon degën e Selisë së Shenjtë në Kaliforni në emër të një personi të ngacmuar seksualisht nga prifti Titian Miani.

Sipas Anderson, Vatikani është fajtor që nuk e lëvizi priftin nga ky post edhe pse më parë kishte marrë lajme se ai shpesh herë akuzohej edhe për ngacmime ndaj studentëve.

Top Channel