Paraguaji, kualifikimi shkakton trazira në vend

30/06/2010 00:30

Festimet pas kualifikimit historik në çerekfinalet e Botërorit afrikan i kanë kushtuar rëndë Paraguajit.

Autoritetet vendase njoftojnë se mënjëherë pas gjuajtjes së 11 metërshit kualifikues, në rrugët e vendit kanë nisur festimet të cilat u janë shoqëruar me akte vandalizmi. Policia ka ndërhyrë për të shmangur dhunën dhe nga përplasjet rezultojnë dhjetra të plagosur si dhe qindra automjete e disa ndërtesa në flakë.

 Paraguaji u kualifikua pas goditjeve të 11 metërshave në ndeshjen ndaj Japonisë. Tashmë amerikano-latinët do të përballen me Spanjën në çerekfinale.

Top Channel