Grevë e punonjësve të metrosë, paralizohet Madridi

30/06/2010 14:45

Për të dytën ditë rresht Madridi është paralizuar për shkak të grevës të shoqatës së punonjësve të metrosë.

Ata nuk respektojnë asnjë detyrim, duke bërë që i gjithë trafiku i Madridit të përqëndrohet në rrugët kryesore. Ndërkohë, gjatë një mbledhjeje të asamblesë së punëtorëve, është vendosur që greva të vazhdojë deri të premten.

Por nesër dhe pasnesër do garantohen shërbimet më minimale, ashtu sic e parashikon ligji. Metroja do funksionojë plotësisht të hënën kur do vendoset edhe për vazhdimin ose jo të grevës.

Top Channel