Gjermani, raund i dytë për presidencialet

30/06/2010 17:05

Raundi i parë i zgjedhjeve për presidentin e ri të Gjermanisë ka përfunduar, por nuk ka qenë i mjaftueshëm.

Kandidati i kancelares Angela Merkel, Christian Wulff, fitoi shumicën e votave por jo aq sa duhen për të fituar plotësisht. Për pasojë do të mbahet një raund i dytë.

Edhe pse roli i presidentit është më tepër ceremonial, zgjedhjet po shihen si një test për autoritetin e zonjës Merkel.

Votimi do të bëhet në mënyrë sekrete nga një kolegj elektoral, ndërsa rezultatet pritet të publikohen pas mesnate.

Në të do të marrin pjesë 1244 përfaqësues të zgjedhur. Gjysma e tyre janë ligjvënës federalë, ndërsa gjysma tjetër të emeruar nga Parlamenti.

Christian Wulff ka përpara një sfidë të fuqishme pasi po përballet me aktivistin e të drejtave të njeriut nga Gjermania Lindore, Joachim Gauck.

Top Channel