Fundoset “Wall Street”

30/06/2010 02:10

Ditë e keqe për “Wall Street”, bursat amerikane janë fundosur në mbyllje të ditës së martë duke shënuar rekordin e periudhës pas krizës financiare.

Kështu “Dow Jones” humbi 2.62 përqind, “Nasdaq” u mbyll me bilancin negativ prej 3.83 përqind dhe “S&P500” lëshon terren në 3.08 përqind.

Rënia ka pasur në zhvleftësimin e dollarit përballë rivalit euro dhe monedhave të tjera globale si ndaj jenit japonez, frangës zviceriane dhe sterlinës angleze.

Top Channel