FBI: Një financier shënjestra e spiunëve rusë

30/06/2010 01:35

Sipas autoriteteve amerikane, shënjestra e rrjetit të spiunazhit rus, të ndalur ditën e hënë prej FBI-së, dyshohet të ishte financieri i lartë Alan Patrikof.

Sipas aktakuzës së ngritur prej federalëve amerikane, Patrikof ishte njeriu perfekt për “007” ruse pasi kishte lidhje të forta me politikën dhe politikanë deri tek Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, me të cilën kishte patur marrëdhënie punë gjatë fushatës senatoriale të saj në Nju Jork.

Të njëjtat burime shtojnë se për të futur në rrjet Patrikof ishtë angazhuar Sinthia Mërfi, njëra prej të dyshuarëve si agjente ruse.

Top Channel