Bill Klinton, nga president në milioner

30/06/2010 03:30

Pas dhënies fund të mandatit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, ish-presidenti amerikan Bill Klinton duket se ka shumëfishuar të ardhurat e tij.

Sipas të deklarimit të të ardhurave nga Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, nga vitit 2001 familja Klinton ka shtuar pasurinë e saj me mbi 65 milionë dollarë.

Të ardhurat e familjes Klinton vijën nga ndërmjetësimet ndërkombëtare të Bill Klintonit i cili çdo vit e më shumë kërkohet nga diplomacia ndërkombëtare. Kështu në vitit 2009 Bill përfitoi 7.5 milionë dollarë për 36 çështjë kundrejt 5.7 milionë dollarëve për 25 ndërmjetësime në 2008-ën.

Top Channel