Afganistan, talebanët sulmojnë bazën e NATO-s

30/06/2010 16:50

Një grup i armatosur rebelësh ka sulmuar sot forcat e NATO-s në Afganistan.

Atentatorë të ndryshëm mbetën të vrarë gjatë sulmit të talebanëve, ndaj bazës së vendosur jashtë Xhalalabadit, në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Rebelët e armatosur hodhën në erë një autobombë dhe hodhën drejt bazës granata, duke plagosur dy ushtarë.

Sulmi u krye një ditë pasi gjenerali amerikan David Petraeus paralajmëroi një “industrializim të forcës së rebelëve” në Afganistan.

Gjenerali Petraeus, i cili do të marrë komandën e trupave amerikane, ka paralajmëruar gjithashtu se luftimet në muajt e ardhshëm mund të bëhen më të ashpra.

Ai do të marrë drejtimin e trupave të NATO-s në Afganistan pas largimit dramatik të gjeneralit Stanley McChrystal javën e kaluar.

Top Channel