Zëdhënësi: MeKristal do tërhiqet

29/06/2010 03:20

Pas largimit prej postit të komandantit të forcave të SHBA-së në Afganistan, gjenerali Stenli MeKristal duket se do të tërhiqet nga karriera e tij ushtarake.

Ky është informacioni i shpërndarë nga zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Geri Tallmen, i cili saktësoi me tej se asnjë datë e saktë nuk është dhënë prej gjeneralit MeKristal mbi  tërheqjen e tij përfundimtare.

Stenli MeKristal u zëvëndësua të mërkurën e shkuar nga presidenti Obama pas publikimit të një artikulli në revistën “Rolling Stone” ku “denigrohej” figura e zyrtarëve më të lartë civilë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë edhe zv/presidentin, Xho Bajden.

Top Channel