SHBA: Spiunët po tentonin arratisjen

29/06/2010 22:55

Nxitimi për të vendosur sa më parë në pranga 10 personat e akuzuar si spiunë rusë duket se ka patur një arsye të fortë.

Sipas Departamentit të Drejtësisë në Uashington, njëri prej të dyshuarve po përgatitej të linte territorin amerikan dhe FBI nuk dëshironte që asnjë prej të akuzuarve t’i shmangej drejtësisë amerikanë ndaj vendosi të ndërhyjë duke i prangosur ata.

Ndërkaq, personi i 11 i dyshuar, i identifikuar si me emrin Kristofer Metsos u arrestua ditën e martë në Qipro në momentin kur po tentonte largimin për në Budapest.

Top Channel