Parashikimi, oktapodi zgjedh Gjermaninë

29/06/2010 17:50

Në çerekfinalen mes Argjentinës dhe Gjermanisë do të fitojnë gjermanët.

Parashikimi është bërë nga një burim që nuk lë vend për të dyshuar: oktapodi Paul, 2 vjeç, që deri tani ka gjetur të gjitha rezultatet e katër ndeshjeve të luajtura nga skuadra e Loew (fitoret me Anglinë, Ganën dhe Australinë si dhe humbjen me Serbinë).

Nga akuariumi i Oberhausen, ku jeton, Paul ka dhënë edhe kësaj here verdiktin e tij.

Përpara se të vendosë se në cilën anë të shkonte, ka pasur një hezitim të madh, shenjë se ndeshja do të jetë e fortë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel