Kinë-Taivan, nënshkruhet pakti historik

29/06/2010 09:30

Kina dhe Taivani kanë nënshkruar një marrëveshje historike në sektorin e tregtisë, që shihet si një hap domethënës që nga lufta civile që ndaj dy qeveritë 60 vjet më parë.

Marrëveshja për Bashkëpunimin Ekonomik parashikon heqjen e tarifave për qindra produkte, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Ajo mund t’i japë shtysë tregtisë dypalëshe që arrin në 110 bilionë dollarë në vit.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare thonë se ekonomikisht, marrëveshja favorizon Taivanin, por Pekini shpreson të përfitojë avantazhe politike në kuadër të fushatës së tij për unifikimin.

Marrëveshja shihet gjithashtu si kulmi i përpjekjeve të presidentit taivanez Ma Ying Jeou, i zgjedhur dy vjet më parë, për të ulur tensionet në Kinën.

Top Channel