Dokumentet e Hitlerit në ankand në Gjermani

29/06/2010 19:15

Dokumente historike të pabotuara mbi Adolf Hitler që lidhen me vitet 1924, janë gjetur në Gjermani dhe do të nxirren në ankand më 2 korrik.

Bëhet fjalë për periudhën kur Hitleri kreu një dënim për tradhëti të lartë në burgun e Landsberg pas tentativës për grusht shteti në 1923-shin.

Do të shiten me një bazë ankandi prej 25 mijë eurosh.

Mes dokumenteve, një libër në të cilin vërtetohet pranimi i Hitlerit si i burgosur në Landsberg, i shoqëruar me firmën e tij.

Top Channel