Belgjikë, tjetër denoncim për abuzim

29/06/2010 21:15

“Më kanë përdhunuar kur isha 13 vjeçe për tre vjet. Ai ishte një prift”. Kështu është shprehur Linda Opdebeeck, 46 vjeçe, tani e martuar dhe me 4 fëmijë.

Ajo tregon historinë e saj si viktimë në katedralen e Saint Michel, në Bruksel.

Me të është edhe Rik Deville’, prift në pension që ka luftuar heshtjen e Kishës mbi rastet e abuzimeve seksuale, duke mbledhur rreth 320 raste të miturish.

Top Channel