Bërthamoret, Rusia: Takim SHBA-Iran-ANEB

29/06/2010 13:45

Moska ka propozuar një takim mes Iranit, SHBA, Rusisë dhe ANEB-së, për të diskutuar furnizimin e mundshëm me uranium të Teheranit në nivelin 20%.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar se takimi me Iranin duhet të jetë në nivel ekspertësh për të shqyrtuar mundësinë për të furnizuar Teheranin me uraniumin e duhur për reaktorin eksperimental, duke shmangur kështu mundësinë që pasurimi të kryhet në territorin e Republikës Islamike.

Propozimin e tij, Lavrov e bëri nga Jeruzalemi, ku preku edhe cështjen e 10 agjentëve të arrestuar në Shtetet e Bashkuara, nën akuzën e spiunazhit në favor të Rusisë.

Shefi i diplomacisë ruse i ka cilësuar si të pabaza pretendimet e Uashingtonit zyrtar, të cilit, sic është shprehur ai, do t’i kërkojë sqarime.

Top Channel