Arrestimet, asnjë problem SHBA-Rusi

29/06/2010 23:25

Pas deklaratës së kryeministrit rus, Vladimir Putin i cili u shpreh se shpreson që arrestimi i 11 të dyshuarve si spiunë rusë të mos ndikojë në marrëdhëniet me Uashingtonit dhe Moskës edhe Shtëpia e Bardhë “i hedh ujë zjarrit” përsa i përket kësaj çështjeje.

“Jemi dëshmitarë të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kemi bashkëpunuar tek Kombet e Bashkuar për çështjen koreano-veriore dhe iraniane dhe nuk mendoj se këto arrestime do të ndikojnë në këto marrëdhënie”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Ndërkohë që Moska nga ana e saj nëpërmjet Ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, i cili ndodhet për një vizitë në Izrael, kërkon sqarime të mëtejshme për rastin në fjalë.

Top Channel