Stuhija tropikale vonon planet e “BP”

28/06/2010 21:50

Planet për të rritur sasinë e naftës së mbledhur nga derdhja në Gjirin e Meksikës mund të vonohen për shkak të stuhisë tropikale, ka bërë të ditur “BP”.

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë pasi plani për të bërë një shpim tjetër për të ndalur rrjedhjen pritet të mbarojë në fillim të gushtit.

“British Petroleum” deklaron se kostoja e pastrimit të njollës së madhe ka arritur në 2.65 bilionë dollarë.

Dhjetëra mijëra fuci nafte janë derdhur cdo dite që kur platforma e naftës e menaxhuar nga kompania “Deepwater Horizon” shpërtheu në muajin prill.

Një kupolë e vendosur mbi tubin e carë po mbledh deri në 25 mijë fuci nafte në ditë, duke e dërguar në anijet cisternë që ndodhen në sipërfaqe.

“BP” shpresonte të mblidhte deri në 53 mijë fuci në ditë duke u lidhur me një anije tjeter, por nënpresidenti i firmës tha se kushtet e krijuara nga stuhija tropikale “Alex” mund të shkaktojë probleme.

Top Channel