SHBA, ndërron jetë senatori më i vjetër

28/06/2010 17:45

Senatori më i vjetër i Kongresit amerikan, Robert Byrd, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjecare.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i senatorit, sipas të cilit Byrd vdiq pa vuajtur në spitalin e Virxhinias.

Senatori Byrd u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1952, duke u bërë senator shtat vjet më vonë.

Vdekja e tij nuk pritet të ndryshojë shumicën aktuale të demokratëve në Senat. Guvernatori i Virxhinias Perëndimore, demokrati Joe Manchin pritet të caktojë një tjetër demokrat për të vazhduar mandatin 6 vjecar të Byrd, që përfundon në vitin 2012.

Top Channel