SHBA, gjykata lejon hetimin e Vatikanit

28/06/2010 18:55

Gjykata e Lartë në SHBA, në ditën e fundit të sesionit, ka hequr pengesën e fundit për gjykimin civil ndaj Vatikanit, për një cështje pedofilie në Oregon.

Sipas informacioneve të fundit, gjyqtarët kanë vlerësuar se Selia e Shenjtë mund të konsiderohet përgjegjës për veprimet e priftrinjve pedofilë.

“Vendimi i gjykatës është një përgjigje për lutjet e mijëra të mbijetuarve të ngacmimeve seksuale të priftrinjve, të cilët më në fund do të kenë një mundësi për të pasur drejtësi”.

Deklarata është bërë nga Jeff Anderson, avokati që akuzon Vatikanin për cështjen e Orgegonit, të cilën Gjykata e Lartë pranoi ta ekzaminojë.

Top Channel