Peniani akuzon SHBA-të

28/06/2010 09:30

Koreja e Veriut akuzon Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ka cuar armë të rënda në zonën e cmilitarizuar në kufi me Korenë e Jugut dhe kërcënon se do të marrë masa të ashpra ushtarake nëse nuk do të ketë tërheqje të menjëhershme.

“Transporti i armëve të rënda është një provokim dhe ka për qëllim të krijojë një konflikt të rëndë ushtarak”, thotë KCNA, agjencia zyrtare e regjimit të Penianit përmes një relacioni.

“Nëse kërkesa nuk përmbushet atëherë ushtria koreano-veriore do të ndërmarrë masa të ashpra ushtarake”, thekson më tej agjencia.

Paralajmërimi i Penianit është shpërndarë menjëherë pas një njoftimi në Ministrisë së Jashtme për qëllimin e përforcimit të arsenalit bërthamor në një mënyrë të re për të kontrastuar politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kërcënimet ushtarake.

Top Channel