Panetta: Irani mund të fabrikojë dy armë atomike

28/06/2010 10:20

Irani disponon uranium të mjaftueshëm për të fabrikuar dy armë atomike.

Kështu deklaroi drejtori i CIA-s, Leon Panetta, në një intervistë për ABC. Panetta shtoi se Teherani, nëse donte mund të siguronte mjetin e rrezikshëm brenda dy viteve.

“Theksojmë se kanë një sasi uraniumi të pasuruar, të mjaftueshme për të ndërtuar dy mjete shpërthyese. Do t’u duhet një vit për fabrikimin dhe një tjetër për të zhvilluar një sistem operativ për ta vënë atë në përdorim”, theksoi Panetta.

I pyetur për Afganistanin, shefi i CIA-s ka deklaruar se sheh progres, por lufta atje është më e ashpër dhe e ngadaltë se sa parashikohej.

Top Channel