Izrael, goditet celula terroriste

28/06/2010 17:10

Një celulë e armatosur, e përbërë nga shtatë arabë që frymëzoheshin nga ideologjia e Al Kaedës, është neutralizuar në zonën e Nazaretit, në Izrael.

Anëtarët e celulës kishin vrarë një taksist hebre dhe kishin sulmuar banorët e krishterë të zonës.

Dy nga shtatë terroristët kishin tërhequr vëmendjen e shërbimeve sekrete gjatë përpjekjeve për të hyrë në Somali dhe pikërisht prej tyre u arrit tek anëtarët e tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje nga agjentët e shërbimeve të fshehta, ata kanë deklaruar se urrejnë hebrenjtë dhe të krishterët.

Top Channel