Ceki, Necas mandatohet për qeverinë e re

28/06/2010 14:30

Kreu i Partisë Konservatore në Ceki, Petr Necas është mandatuar nga presidenti i vendit Vaclav Klaus për të krijuar qeverinë e re.

Një muaj pas zgjedhjeve të 29 qershorit Necas ka 30 ditë afat për të paraqitur në parlament emrat e kabinetit qeveritar.

Pasi i ka dorëzuar dekretin, presidenti Klasus u shpreh se pret që brenda 2 javësh Necas të paraqesë emrat e qeverisë të qëndrës së djathtë që do drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.  

Top Channel