Macja e parë në botë që po ecën tërësisht me proteza në këmbët e pasme, quhet Oscar.

Pas një sëmundjeje që e detyroi të humbiste dy këmbët, felini i zi i është nënshtruar operacionit kirurgjikal të veterinerisë “Surrey” në Britaninë e Madhe.

Këmbët janë realizuar me anë të bioinxhinierisë që limitojnë mënyrën në të cilën kockat rriten gradualisht. Operacioni u udhëhoq nga veterineri Noel Fitzpatrick dhe u ndoq nga BBC që do realizojë një dokumentar. Protezën e ka ndërtuar një ekip nga “University College London”. 

Top Channel