Krijohet mushkëria e parë në epruvetë

25/06/2010 16:55

Mushkëria e parë e krijuar në epruvetë funksionon plotësisht, duke shënuar një arritje të madhe për shkencën.

Kjo mushkëri rregullon shkëmbimin mes oksigjenit dhe anhidridit karbonik në organizmin e një miu.

Ky zbulim është publikuar në versionin online të revistës së specializuar “Science”. Zbulimi është bërë nga Yale University në SHBA me koordinatore Laura Niklason.

“Eshtë një hap i parë drejt rigjenerimit të mushkërive për kafshët më të mëdha dhe ndoshta edhe për njeriun”, shprehet ajo.

Top Channel