
Për herë të dytë brenda një viti përfaqesuesit e partise Came dhe minoritetit grek në Kuvendin e Shqipërise janë përplasur ashpër në kuvendin e Shqipërisë, ku nuk kane munguar as kërcënimet.
Shkak është bërë thirrja e kreut të PDU-së, Shpëtim Idrizi për të mbajtur një minute heshtje në nder të mijëra viktimave të komunitetit cam .
“Ne kërkojmë që pala greke të kërkojë falje këtij komuniteti, t’i kthejë pronat që i takojnë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të viktimave të pafajshme”, u shpreh Idrizi.
Por ndersa te gjithe deputetet e kuvendit kane respektuar thirrjen e kolegut te tyre, i vetmi qe nuk i eshte pergjigjur apelit ka qene kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Moment ky qe ka sjelle reagimin e menjehershem te deputetit tjeter cam Dashamir Tahiri.
“Më bëri përshtypje zoti Dule që nuk respektoi heshtjen: Po të them nga kjo foltore që nuk je gjë tjetër vecse kelysh i Zervës’ që je në parlamentin shqiptar. Unë do të ta mësoj se si mbahet zia”, tha Tahiri.
Menjëherë Dule ka reaguar duke kërkuar nga drejtuesit e Parlamentit që të marrin masa për kërcënime të tilla, ndërsa Tahirit iu përgjigj se ishte në dëshirën dhe bindjet e tij kur bëhej fjalë për nderime të tilla.
Deputeti Tahiri ka kerkuar te drejten e replikes, e cila nuk i eshte dhene nga nenkryetari i kuvendit Nasip Naco qe eshte detyruar te pezulloje per disa minuta seancen deri ne qetesimin e plote te situates mes dy paleve.
Top Channel