Belgjikë, babai dhunonte vajzën prej 20 vjetësh

24/06/2010 17:10

Rastet e ngjashme me historinë e tmerrshme të austriakut Fritzl po shtohen ndjeshëm, duke tronditur përherë e më shumë botën.

Këtë herë, një tjetër “Fritzl” është identifikuar në Belgjike, i cili dhunonte dhe përdhunonte që prej 20 vjetësh vajzën e tij. Historia filloi që kur e reja ishte vetëm 14 vjec.

Policia ka arrestuar babain-monstër duke i dhënë fund tmerrit që ka zgjatur dy dekada. Sipas gazetës “Le Soir”, abuzimet filluan që kur kryefamiljari nisi konfliktet me bashkëshorten. Burri e ka rrëfyer vetë krimin, duke përfunduar në prangat e policisë.

Top Channel