Anna Frank, historia seksuale ngjall debate

24/06/2010 18:45

“Një gjetje shumë e keqe”. Kështu e ka cilësuar Fondacioni Anna Frank në Amsterdam, librin “Annexed” të shkrimtares britanike Sharon Dogar.

Pjesa më e kritikuar e romanit është ajo ku Anna Frank kryen marrëdhënie seksuale me Peter van Pels, edhe ai i mbyllur në kampin e përqëndrimit. Romani që pritet të dalë në treg në shtator, por sipas pasardhësit të fundit të familjes, Buddy Elias, personazhet e romanit nuk janë përshkruar në mënyrë realiste.

Pa kritikuar aspektin seksual, Ellias e quan një libër shumë të dobët. “Anna nuk ishte ajo vajzë që përshkruhet në libër dhe mendoj se fati i saj i tmerrshëm nuk duhet përdorur për histori romanesh”, thekson ai. Themeluesja e fondacionit, Gillian Walnes thekson të njëjtën gjë. Ajo shton se në ditar Anna shpreh simpati për Peter por nuk përmend asnjë moment intim.

“Ai i Anna-s është një ditar i pastër dhe i shkruar me zemër të hapur”, thekson Walnes. Ndërkohë, botuesi i librit, shtëpia Andersen, nëpërmjet Charlie Sheppard pohon se shkrimtarja e ka lexuar disa herë ditarin dhe është e bindur se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale.

Top Channel