Vëzhgohet stuhia në planetin ekstradiellor

23/06/2010 21:45

Për herë të parë është vëzhguar një stuhi në atmosferën e një planeti jashtë sistemit diellor. Rezultati është publikuar në revisten shkencore “Nature”.

Sipas kërkuesit holandez, Ignas Snellen, bëhet fjalë për një superstuhi që ka ndodhur në planetin HD209458b, një masë e zjarrtë dhe e gaztë si Jupiteri.

“Teknika e perdorur mund t’i hapë rrugë studimit të atmosferave të planetve jashtëdiellorë të ngjashëm me Tokën dhe për të përcaktuar nëse ka forma jete në Univers”, është shprehur Snellen.

Top Channel