Berisha: Lufta ndaj korrupsionit, e vështirë

07/06/2010 13:45

Kryeministri Sali Berisha foli në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat për luftën ndaj korrupsionit.

Sipas kreut të qeverisë lufta ndaj korrupsionit është e vështirë, por më e vështirë bëhet ajo kur niset nga vetja.

“Pa luftuar korrupsionin Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s dhe si reagim ndaj këtij fenomeni kemi kërkuar heqjen e imunitetit të deputetëve”, u shpreh Berisha.

Sipas kreut të qeverisë është absurde që një forcë opozitare ta kundërshtojë heqjen e imunitetit, ndërsa ftoi Partinë Socialiste që të bashkëpunojë për të ndryshuar Kodin Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA